Myrto Uzuni nuk ka frikë të marrë përgjegjësi. Përkundrazi. Në një intervistë për ‘A Times’, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka kërkuar publikisht një mundësi nga trajneri Sylvinho.
‘Në Nations League na mungoi fati. Ukraina dy herë goditi portën në 9 minuta dhe pësuam dy gola. Për pjesën taktike, pastaj, flet trajneri më mirë’.
‘Penalltia? Në futboll nuk ka rëndësi se kush e fiton penalltinë. Pra, nuk është e thënë se ai që e fiton do ta gjuajë. Te Granada jam unë ai që i gjuaj penalltitë dhe në ato momente unë kisha besimin për ta goditur, sepse jam edhe sulmues. Bajrami kishte besim te vetja e tij dhe unë i urova që ta shënote’.
I pyetur për rolin e tij në formacionin kuqezi, Uzuni u shpreh:
‘Me kombëtaren, me trajnerin Sylvinho asnjëherë nuk jam provuar si sulmues, përjashto miqësoret dhe minutat me Ukrainën. Gjithmonë kam luajtur si anësor. Kam tri vite që te Granada luaj si qendërsulmues’.