MAGAZINË /

Këmba e fryrë e Messit bën xhiron e rrjetit, ja çfarë do të ndodhë me lojtarin në ndeshjet e ardhshme

Në finalen e Kupës së Amerikës, Messi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës së tij të djathtë që e detyroi të linte në mes rrugëtimin e tij drejt fitores ndaj Kolumbisë. Mirëpo ky dëmtim duket se do të ketë pasoja edhe pas për lojtarin, deri sa të shërohet plotësisht.

Shkruar nga M.H
Këmba e fryrë e Messit bën xhiron e rrjetit, ja çfarë
Lionel Messi

Ylli i skuadrës argjentinase, Lionel Messi nuk do të jetë në fushën e lojës, për të paktën dy ndeshjet e ardhshme.

Në finalen e Kupës së Amerikës, Messi pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës së tij të djathtë që e detyroi të linte në mes rrugëtimin e tij drejt fitores ndaj Kolumbisë. Mirëpo ky dëmtim duket se do të ketë pasoja edhe pas për lojtarin, deri sa të shërohet plotësisht.

Këmba e fryrë e Messit bën xhiron e rrjetit, ja çfarë

Nga testet mjekësore ka rezultuar se 37-vjeçari ka dëmtuar ligamentet, të cilat i shkaktuan edhe fryrje të këmbës dhe e bënë të përjetonte dhimbje të forta në pankinë. Gjithsesi, argjentinasi ka sërish vizita mjekësore për të parë kohën e rikuperimit dhe shërimit plotësisht, për tu bërë kështu sërish pjesë e fushës.

Ajo që është e sigurt është që Messi do të humbasë takimin kundër Torontos në kampionat, por edhe atë ndaj Chicago Fire.

Ndërkaq, kujtojmë se Argjentina triumfoi në finalen me Kolumbinë, me rezultatin  1-0./ Versus.al

Poll