Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha një ditë më parë u përball me një situatë të pakëndshme në aeroport.
Bebe përshëndeti në shqip një nga punonjësit, duke menduar që është shqiptarë, por ky i fundit e kërcënoi se nuk do e linte të udhëtonte.
Ndërkohë këngëtraja ditën e sotme ka treguar se është kontaktuar drejtpërdrejtë nga Lufthansa, por Bebe nuk është e kënaqur me një më fal.
“Kurrë nuk kam qenë kaq e shkatërruar emocionalisht. @Lufthansa më ka kontaktuar direkt, por e shtyj të bëjnë një hetim të plotë për të zbuluar se kush është ky burrë që abuzon me pushtetin e tij.
Një ‘më fal’ nuk do të mjaftojë këtë radhë”, shkruan Bebe në Insta Story.







