
Dramat pas Big Brother VP, kanë vijuar mes Rozana Radit dhe opinionistes Neda Balluku të cilat e kthyen përballjen e tyre në një “arenë” të vërtetë ku risollën edhe inatet e vjetra.
Neda ndërhyri teksa Rozana Radi dhe Laert Vasili po debatonin me Gertën dhe vuri në dukje se dy ata kanë një lloj urrejtjeje kundrejt Gertës. Kaq u desh që Rozana të ironizonte: “Ti kush je? Avokatja e Gertës?”.
Rozana nuk e la me aq dhe filloi duke paralajmëruar se me Nedën do merrej pak më vonë, por nuk duroi gjatë dhe akuzoi: "Ti do të ishte mirë që të mos kërkojë ndihmën e ish-banorëve siç e ke kërkuar nëpër korridoret e Top Channel për të më rënë mua në post-Big Brother.”
Neda mohoi akuzat dhe kërkoi që të ngriheshin në këmbë banorët që ajo supozohet se u ka kërkuar ndihmë për të sulmuar Rozanën.
Neda iu rikthye statuseve të Rozanës ku shkruante në 2014-ën se do ta shtypte me makinë Nedën nëse e shihte në rrugë: “Të ka skaduar patenta ty?”.
Rozana mbrojti veten për statuset e dikurshme dhe u justifikua - me ironi - se kanë qenë hiperbolizim. Ajo madje akuzoi Nedën se statuset i ka nxjerrë Neda. Kjo e fundit e mohoi. “Ti ke dashur të bësh Big Brother-in nga jashtë. Nuk e bëre dot me Gertën, zgjodhe ta bësh me Rozin," u shpreh Rozana.
“Natën e famshme të 19 marsit unë ty të kam shpëtuar fytyrën me sjelljen time ashtu. Ti natën e 19 marsit meritoje që unë të të thoja që ‘ti zonjë je përsëritëse në dhunë, që je agresive’. Nuk jam unë njeriu që është detyruar tre prime të sqarojë se ku ka rrahur dynjanë, në liqen apo në televizion. Këtë duhet të të thoja në 19 mars. Prandaj të mbajta në kurriz, që ty të të mos ndikonte te finalja”- u shpreh Neda në kundërpërgjigjie. Versus.al








