MAGAZINË /

Kishte në plan të këndonte këngë anti-shqiptare, këngëtares serbe nuk i lejohet hyrja në Kosovë

Shkruar nga Versus

Kishte në plan të këndonte këngë anti-shqiptare,

Të mërkurën Lista Serbe organizoi një tubim në Mitrovicën e Veriut, i cili kishte tërhequr vëmendjen e publikut lokal.

Në këtë ngjarje ishte planifikuar që të performonte këngëtarja Andela Ignjatoviç, por asaj iu pamundësua të hyjë në Kosovë, pasi u ndalua nga Policia e Kosovës në pikën kufitare. Burime bëjnë me dije se Ignjatoviç nuk ka mundur të vazhdojë udhëtimin drejt Mitrovicës.

Këngëtarja thuhet se kishte planifikuar të këndonte këngën nacionaliste serbe “Gnezdo orlovo” (në shqip: “Foleja e Shqiponjës”), teksti i së cilës përmban thirrje dhe motive anti-shqiptare.

Si rrjedhojë, organizatorët u detyruan ta zëvendësojnë me një grup tjetër muzikor. Megjithatë, interesimi i të rinjve serbë për të ndjekur performancën e Ignjatoviq ishte i madh.

Për të ruajtur qetësinë dhe sigurinë e të gjithë qytetarëve gjatë tubimit, në vendngjarje u panë forca të shumta policore. Në fillim të ngjarjes u vunë re edhe prezenca e trupave të KFOR-it dhe Eulexit, duke siguruar mbikëqyrje dhe mbrojtje të situatës.

Tags:

kosove

Poll