
Ftesa e dasmës së Selin dhe Gimbos për Rogertin ka shkaktuar të qeshura mes banorëve. Sipas traditës së “Big Brother VIP Albania”, Selin dhe Gimbo do të kurorëzohen sonte, ndërsa në prag të kësaj dasme, nuk kanë munguar as puthjet pasionante mes tyre.
Mbrëmjen e djeshme ata mbajtën “festën e beqarisë” duke e përfunduar argëtimin me një hedhje në pishinë. Por ajo çfarë ka ngjallur vëmendje dhe të qeshura është ftesa e çiftit për Rogertin me të cilin kanë patur vazhdimisht përplasje të ashpra.

Ftesa e dasmës:
I panderuar, jo zotëri, xhaxhi Gerti,
Duke uruar që udhëtimi yt mbrëmë Tiranë-Londër të ketë shkuar mirë, të njoftojmë me keqardhje që ne po martohemi në shtëpinë që ti vendose të lije mbrëmë.
Në këto kushte, jeni i lutur të ndizni TV në dy kanalet BBVA 1 dhe BBVA 2 dhe të ndiqni kurorëzimin e dashurisë sonë.
Urojmë dashuria jonë të të frymëzojë dhe të të bëjë të ndjehesh më pak keq për veten tënde që nuk u bëre njeri i mirë kurrë.
Gjithsesi të përshëndesim nga shtëpia jonë më e famshme, që po ëndërroje të dilje i fundit.
Me shumë urrejtje, shporru!
Gimbo dhe Selin. Versus.al

