Organizatorët e ndeshjes së fundit kualifikuese për Kupën e Botës midis Letonisë dhe Serbisë, që u zhvillua në Riga, morën një vendim drastik: s’lejohej asnjë simbol serb, pavarësisht nëse bëhej fjalë për bluza, shallë, kapelë apo flamuj. Arsyeja? Sipas organizatorëve, nuk kishte asnjë sektor të veçantë për tifozët mysafirë në stadium.
Disa tifozë serbë, që u nisën për t’u mbështetur, u detyruan të hiqnin edhe bluzat për të hyrë në stadium. Por ky përpjekje për të shmangur tensionin nuk pati shumë vlerë…
Pasi Dushan Vlahoviç shënoi në minutën e 12-të, pjesa më aktive e tifozëve serbë shpërtheu në ovacione dhe në sy të publikut u dëgjua qartë: “Kosova është Serbi”. Këto thirrje, jo vetëm që ishin anti-shqiptare, por ndezën tensionin në tribuna.
Ajo që befasoi të gjithë ishte reaksioni i tifozëve letonezë. Në vend që të heshtnin apo të shihnin vetëm lojën, ata kundërpërgjigjën me fishkëllima dhe brohoritje të forta, duke treguar se nuk pranojnë sjellje kaq provokuese në publikun e tyre.
Serbia qëndron aktualisht në Grupin K për kvalifikueset e Botërorit 2026 së bashku me Anglinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Andorrën. Tabela aktuale tregon Anglinë në vend të parë me 9 pikë, ndërsa Shqipëria ndodhet në vendin e tretë me 5 pikë.







