AKTUALITET /

Zhdukja e Talo Çelës, flet vëllai i Nuredin Dumanit: E vr*në Çopjat duke ngrënë bukë që të mos fliste

Sipas Fitim Dumanit, Talo Çela është ekzekutuar me urdhër të krerëve të grupit kriminal me të cilët kishte bashkëpunuar për vrasje e grabitje.

Shkruar nga Versus
Zhdukja e Talo Çelës, flet vëllai i Nuredin Dumanit: E
Talo Çela, Nuredin Dumani

Që prej grabitjes së miliona eurove në aeroportin e Rinasit në vitin 2019, emri i Talo Çelës ka qenë në listën e personave më të kërkuar në vendin tonë. I përfshirë në vrasje e grabitje të shumta, Talo Çela është përmendur edhe nga i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani si planifikuesi i grabitjeve dhe dora ekzekutuese e disa grupeve kriminale.

Por që prej 3 vitesh, nuk dihet më asgjë rreth tij. E vetmja indicie është një komunikim i tij në skyecc ku u rrëfente bashkëpunëtorëve të tij në krim se kishte në plan të arratisej për në Brazil.

Mbrëmë Fitim Dumani, vëllai i vrasësit me pagesë Nuredin Dumani ka folur për gazetarin Flamur Vezaj duke rrëfyer detaje të papublikuara më parë rreth Talo Çelës. Ai tha se Talo Çela është vrarë duke ngrënë bukë nga vëllezërit Çopja me të cilët kishte punuar për disa krime të kryera.

“Janë prish për 10 mijë euro që Altin Ndoci i kishte Dashnorit. Altini ishte ushtar i Talos. Dora e parë që njihej me Çopjat. Talo Çelën e kanë vrarë duke ngrënë bukë. Në restorant në Elbasan. U vra nga vëllezërit Çopja. Vetë restoranti ishte i vëllezërve. E vranë që mos të fliste. E vranë që të humbnin gjurmët”, është shprehur ndër të tjera, Fitim Dumani. Versus.al

Poll