Mijëra njerëz u mblodhën këtë të shtunë në lagjen e modës në Milano për t’i dhënë lamtumirën e fundit ikonës Giorgio Armani, i cili ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare. Arkivoli prej druri, i mbuluar me trëndafila të bardhë dhe i rrethuar me qirinj, ishte vendosur në sallën ekspozuese të selisë së tij, e cila zakonisht shërben si skenë për shfaqje.
Në këtë ceremoni, morën pjesë figura të njohura si John Elkann, Donatella Versace, dhe Kryetari i Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, por edhe qytetarë të thjeshtë, disa veshur me vepra të stilisti legjendar. Atmosfera ishte e qetë dhe solemne, ndërsa muzika e pianistit Ludovico Einaudi mbushte ambientin.
Armani i kushtoi gjithë jetës triumfeve të krijimit, punës dhe bindjes së tij të thellë se puna është rruga drejt vetë-realizimit. Kryetari Sala vlerësoi trashëgiminë e tij: "Më e madhja që i la qytetit ishte besimi i palëkundur se puna është mënyra për të ndërgjegjësuar vetveten"
Milano shpalli ditë zie për funeralin privat që do të mbahet të hënën. Homazhet do të vazhdojnë edhe ditët e ardhshme në vendet simbolike që ai ndërtoi përmes stilit, duke përfshirë Armani/Silos dhe hapësirat në aeroportin Linate. / Versus/







