MAGAZINË /

"Kosova është Serbi", UEFA dënon me gjobë të majme Partizanin e Beogradit! I 'mbyll" edhe stadiumin

Shkruar nga Versus

"Kosova është Serbi", UEFA dënon me gjobë të

UEFA ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj skuadrës polake Lech Poznan dhe Partizanit të Beogradit pas shfaqjes me banderola politike e mesazhe provokuese ku shkruhej mes të tjerash “Kosova është Serbi”.

Klubi polak Lech Poznan u gjobit me 10 mijë euro për një banerin gjigand që u shfaq në ndeshjen e raundit të tretë kualifikues të Conference League kundër Crvena zvezdës. Vendimi u publikua të enjten nga Komisioni Disiplinor i UEFA-s.

Ndërsa për serbët e Partizanit të Beogradit, është vendosur një gobë prej 90 mijë e 250 eurosh për incidentet e tifozëve në përballjet ndaj Oleksandriyës dhe Hibernianit në kualifikimet e Conference League. Vetëm për ndeshjen ndaj Oleksandriyës, të zhvilluar më 31 korrik, klubi serb u gjobit me 17 mijë e 500 euro për banerat e papërshtatshme, përfshirë edhe mesazhin “Kosova është Serbi”. Në ndeshjen e ardhshme të UEFA-s në shtëpi, Partizani i Beogradit do të ketë 10 mijë tifozë më pak në tribuna. Versus.al

Poll