
Kuqezinjtë e kombëtares shqiptare të futbollit, sot do të kërkojnë një rezultat pozitiv ndaj Anglisë, për të mbyllur me rezultat të mirë ndeshjet në grupin kualifikues në të cilën siguruan play-off të Botërorit. Nëse sonte arrihet ky synim, kombëtarja shqiptare do të thyejë një tabu për sa u përket rezultateve.
Një barazim do të mjaftonte, do të arrihej rekordi, nëntë ndeshje radhazi pa pësuar humbje. Për herë të parë shifra e 8 ndeshjeve radhazi pa humbje është regjistruar nga 14 nëntori 2009, deri në 8 tetorin 2010, me 5 fitore e 3 barazime në periudhën kur ekipi drejtohej nga Josip Kuzhe.
Që nga 27 marsi 2023, deri më 20 nëntorin e atij viti, erdhi seria e dytë, me 5 fitore e 3 barazime nën drejtimin e trajnerit Silvinjo. Që nga 24 marsi i këtij viti, ka ardhur seria e tretë prej 8 ndeshjesh radhazi pa pësuar humbje, me 6 fitore e 2 barazime. Kësisoj, mjafton që Shqipëria të mos mundet ndaj Anglisë, për të vendosur një rekord unik në historinë e saj.
