MAGAZINË /

Kuqezinjtë përballen sonte me Çekinë, 10 faktet mbi ndeshjet mes 2 skuadrave

Shkruar nga Versus

Kuqezinjtë përballen sonte me Çekinë, 10 faktet mbi

Kombëtarja Shqiptare do të përballet sonte me Çekinë në stadiumin e kësaj të fundit, në orën 20:45. Sfida zhvillohet në kuadër të kompeticionit “Liga e Kombeve” ku në grup, Shqipëria renditet e dyta në tabelë me 3 pikë, Çekia e treta ndërsa Ukraina e fundit. Vendin e parë e mban Gjeorgjia me të cilën do të përballemi më 14 tetor.

Kuqezinjtë kërkojnë të arrijnë rezultat të ngjashëm me atë të një viti më parë kur e mundëm Çekinë me rezultatin 3:0 në “Air Albania”.

Më poshtë janë 10 fakte mbi përballjet mes dy skuadrave:

1. Tri ndeshje të luajtura prej vitit 2021, 1 fitore për secilën skuadër dhe 1 barazim. Fitorja e Çekisë është arritur në një takim miqësor.
2. Në takimin e fundit mes tyre, Kombëtarja e Shqipërisë fitoi me 3 gola. Numri mesatar i golave në përballjet mes 2 ekipeve është 3.
3. Çekia ka fituar 5 ndeshjet e fundit të luajtura në shtëpi. Praktikisht të gjitha, pas barazimit me Shqipërinë.
4. Silvinjo numëron 1 fitore dhe 1 barazim përballë Çekisë. Trajneri i çekëve, Ivan Hasek, nuk e ka sfiduar asnjëherë Shqipërinë.
5. Shqipëria ka pësuar të paktën 1 gol në 6 ndeshjet e fundit.
6. Çekia ka pësuar të paktën 1 gol në 9 ndeshjet e fundit.
7. Sfida e tretë në Çeki, ku Shqipëria nuk ka fituar asnjëherë përballë vendësve.
8. Numri mesatar i golave në pjesën e parë në takimet mes dy skuadrave është 1.
9. Çekia nuk ka humbur asnjë nga 8 ndeshjet e fundit në shtëpi.
10. Çekia ka shënuar të paktën 1 gol në 12 ndeshjet e fundit. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: