MAGAZINË /

Kur do bëhet nënë? Ja çfarë e pengon Jori Dellin

Modelja dhe ish-konkurrentja e njohur e “Big Brother VIP” Jori Delli ka ndarë së fundmi një përgjigje të sinqertë me ndjekësit e saj në Instagram rreth planeve për të krijuar një familje.

Shkruar nga Versus
Kur do bëhet nënë? Ja çfarë e pengon Jori Dellin
Jori Delli

Modelja dhe ish-konkurrentja e njohur e “Big Brother VIP” Jori Delli ka ndarë së fundmi një përgjigje të sinqertë me ndjekësit e saj në Instagram rreth planeve për të krijuar një familje.

E pyetur nëse ka në plan të bëhet nënë tani që po afrohet mosha 30 vjeç, Jori u përgjigj me humor dhe reflektim:

“Ende jo 30. Një fëmijë është një përgjegjësi. Duhet të jesh gati për të ndryshuar plotësisht jetën tënde. Dëshira ime është të kem shumë fëmijë, por mendoj se nuk jam gati tani. Kam shumë për të bërë, për të vizituar dhe për të ndjerë.”

Ajo shtoi se ka vendosur të shijojë disa vite për të eksploruar botën, për të forcuar marrëdhënien e saj në çift dhe për të ndërtuar një bazë ekonomike të qëndrueshme për të ardhmen e saj familjare.

Me këtë përgjigje, Jori shpalos një qasje të matur dhe të planifikuar për jetën, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes emocionale dhe financiare për krijimin e një familjeje.

Kur do bëhet nënë? Ja çfarë e pengon Jori Dellin

Tags:

jori delli

Poll