E ftuar në emisionin “Pardon My French” këtë javë në Top Albania Radio ka qenë Livia Brunga. Ish-banorja e “Big Brother VIP” ka treguar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj dhe eksperienca në këtë format. Livia gjithashtu ka dhënë mendimin e saj në lidhje me situatat e ndodhura deri më tani dhe jo vetëm kaq…
Kur u pyet për finalistët e këtij edicioni, ish-banorja u përgjigj duke thënë se:
"Gerta, Laerti, Rozana, Gjesti dhe Egli. Këta janë finalistët. Janë ata që po e mbajnë këtë shtëpi gjallë, kështu që unë mendoj se janë këta. Loredana ka pasur vetëm një moment shkëlqimi sepse nuk isha unë dhe nuk ishte as Egli", u shpreh ajo.
Po nëse finalistët do të ishin katër, cili prej tyre do të hiqte Livia?
"Eglin".








