Aktori Laert Vasili, gjatë një rrëfëmi të bërë mbrëmjen e djeshme, shokoi banorët dhe publikun teksa zbuloi se në moshën 9 vjeçare ishte abuzuar seksualisht nga fqinji i tij në Tiranë.
Ai tha se nuk guxonte të tregonte pasi kërcënohej se do të dhunohej, kështu që historinë e zbuloi për herë të parë mbrëmjen e djeshme.
“Në moshën 9-vjeçare ndodh diçka që nuk do e harroj për gjithë jetën. Një fëmijë nëntë vjeç që abuzohej nga komshiu i tij. Dhe kjo për 42 vite ka qenë brenda meje. Nuk tregoja se kërcënohesha se do të dhunohesha. E kam mbajtur këtë për vete. Kur u transferuam në Sarandë isha shumë i lumtur, po ikja nga Tirana.
Tinka Kurtin e kam pasur idhull. Nuk kam qenë një djal i mirë, kam pasur për një kohë të gjatë varësi nga alkooli. Uroj që im atë të më fali, nuk e bëra dot gjysh. Nëna ka qenë forcë kur babai ndërroi jetë. ky është Big-u im, drejt faljes, për ta bërë Laertin njeri”, tha aktori në një pjesë të rrëfimit të tij. Versus.al








