MAGAZINË /

Ledri dhe Sara qenkan ndarë një herë dhe ne nuk paskemi ditur asgjë, reperi tregon sekretin

Teksa fliste reperi tregoi se ai dhe Sara ishim ndarë një një ditë para se pandemia të fillonte, por aty u kthyen sërish pasi mësoi se do të bëhet baba për herë të parë

Shkruar nga Versus

Ledri dhe Sara qenkan ndarë një herë dhe ne nuk paskemi ditur

I ftuar në 'Mirëmbrëma Yje' me Arbana Osmana ishte reperi i njohur Ledri Vula ku foli për momentin kur ai është bërë baba për herë të parë.

Reperi si rrallëherë ndau detaje nga jeta e tij private.

Ledri u shpreh se ai dhe Sara ishim ndarë një ditë para se pandemia të fillonte, por u kthyen sërish pasi mësoi se do të bëhet baba për herë të parë.

‘ Do të tregoj një sekret. Një ditë para se të ndodhte pandemia ne jemi ndarë. Pasi kishin kaluar 2- 3 javë, Sara më thirri në telefon. Çfarë ndodhi e pyeta? Në ato momente më nxjerr ekon. Një natë më parë kisha vajt tek një shok dhe kisha pirë pak. Pyetja ime e parë ishte: A do ta mbajmë? Ajo ishte shumë e lumtur. Në mëngjes nuk po e kuptoja nëse kisha qenë në ëndërr. Pastaj kemi qënë larg dy muaj deri sa u bë e mundshme për të udhëtuar, pasi kanë qënë kufijtë e mbyllur.’ u shpreh Ledri.

Emocionet ishin të dukshme teksa Ledri kujtoi çastin kur mbajti për herë të parë në krahë të voglën Poem.

“Lot gëzimi! Nuk më ndaleshin lotët dhe nuk doja t’i ndalja, ishte momenti më i lumtur i jetës sime,” – tha këngëtari.

Ledri ndau gjithashtu detaje nga jeta e përditshme e Poem, duke treguar se vajza e tyre është përshtatur mirë me jetën mes Tiranës dhe Prishtinës dhe ndjek një kopsht të njëjtë që ndodhet në të dyja qytetet, duke krijuar shoqëri në të dy vendet./ Versus.al

Tags:

ledri vula

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: