MAGAZINË /

Liam Payne la pas një pasuri marramëndëse pa testament- zbulohet se kush do t’i trashigojë milionat e këngëtarit

Shkruar nga Versus

Liam Payne la pas një pasuri marramëndëse pa testament- zbulohet

Liam Payne ka lënë një trashëgimi marramëndese prej 24 milionë paund pa testament pas vdekjes tragjike tetorin e kaluar.

Ylli 31-vjeçar la pas një total prej 28,595,000 £ pasi, por kjo shumë u reduktua në 24,280,000 £ pasi shpenzimet dhe borxhet e tij u paguan.

Ndërsa dokumentet tregojnë se këngëtari i grupit One Direction i kishte dhënë fuqinë e administrimit të pasurisë së tij ish-të dashurës së tij Cheryl  Tweedy, nënës së djalit të tij tetëvjeçar, Bear.

Ka të ngjarë që pasuria të vendoset në besim për djalin e Liamit sipas rregullave të Mbretërisë së Bashkuar për trashëgiminë pa testament, ku pasuria e personit zakonisht i kalon bashkëshortit/es ​​ligjor ose të afërmit të tij/saj më të afërt të gjakut.

Kjo do të thotë që e dashura e tij, Kate Cassidy, nuk mund të merrte asgjë - pavarësisht se ajo zbuloi planet e tyre për t'u martuar menjëherë pas vdekjes së tij.

Pesë persona janë akuzuar për vdekjen e këngëtarit në Argjentinë.

Menaxheri i hotelit, një recepsionist dhe një mik i Payne janë akuzuar për vrasje të paqëllimshme, është shprehur më herët në një deklaratë Zyra e Prokurorit të Argjentinës.

Payne ishte një nga pesë anëtarët e grupit të famshëm të djemve One Direction, së bashku me Harry Styles, Zayn Malik, Louis Tomlinson dhe Niall Horan./Versus.al

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: