
Liverpooli kurrsesi nuk po arrin të kthjellet në këtë sezon të ri. Kampionët në fuqi të Anglisë tani është eliminuar edhe nga Carabao Cup.
“Reds” pësuan thellë 0:3 nga Crystal Palace në 1/8 e finales, shkruan Gazeta Express.
Sarr me dy gola në pjesën e parë dhe Pino në fundin e takimit shënuan për fitoren e madhe të Crystal Palace.
Tani, Liverpoolit i duhet të këndellet pasi ka mbetur prapa në Premier Ligë, ku synon ta mbrojë titullin e kampionit. Versus.al
