MAGAZINË /

Loredana Brati konfirmon ndarjen: Ish-banorja e “BBV 4” zyrtarisht e divorcuar

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, Loredana tregoi me sinqeritet se ka përfunduar zyrtarisht një martesë që kishte zgjatur tre vite, marrëdhënie që kishte qenë e krijuar për dokumentet italiane.

Shkruar nga Versus
Loredana Brati konfirmon ndarjen: Ish-banorja e “BBV 4” zyrtarisht e
Loredana Brati

Loredana Brati, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, ka ndarë një tjetër detaj të rëndësishëm nga jeta e saj personale.

Pas deklaratës së bujshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku rrëfeu se ishte ende e martuar me letra, ajo ka zbuluar se tashmë është zyrtarisht beqare.

E ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, Loredana tregoi me sinqeritet se ka përfunduar zyrtarisht një martesë që kishte zgjatur tre vite, marrëdhënie që kishte qenë e krijuar për dokumentet italiane.

“Po, sapo jam divorcuar. Martesa ishte për letra, zgjati tre vjet dhe javën e kaluar i dhashë fund,” – u shpreh ajo.

Por ndërsa një kapitull është mbyllur, fansat janë më kureshtarë se kurrë për një tjetër histori – atë me këngëtarin Jozefin Marku. Dyshja krijuan një marrëdhënie të afërt dhe shpeshherë të luhatshme brenda BBV4, duke i mbajtur shikuesit të lidhur pas ekranit.

Megjithatë, pas përfundimit të spektaklit, Loredana dhe Jozi nuk janë parë më bashkë dhe as kanë dhënë deklarata për marrëdhënien e tyre. A është kjo heshtje një konfirmim i ndarjes, apo po ruajnë privatësinë?/Versus.al

Poll