MAGAZINË /

“Luajnë futbollin më të bukur në botë”, befason sulmuesi i Realit: Kjo është skuadra më e mirë

Rodrygo i cili është lidhur me një transferim të mundshëm drejt Manchester Cityt, e ka cilësuar skuadrën angleze si "më të mirën" në botë.

Shkruar nga B.V

“Luajnë futbollin më të bukur në botë”,

Sulmuesi i Real Madridit, Rodrygo ka befasuar me deklaratën e tij kur u pyet për skuadrën më të mirë në botë.

Ai tha se skuadra që luan futbollin më të bukur në botë është Manchester City, duke rrëfyer se anglezët ishin më të mirë në ndeshjet përballë Real Madrid në gjysmëfinale të Champions League.

“Për të qenë i sinqertë, ne e dinim se ata ishin më të mirë në ndeshjen e dytë çerekfinale. Për mua ata janë ekipi më i mirë në botë”, ka thënë fillimisht Rodrygo.

Ai shtoi më tej se nuk pret që të ketë një ndeshje finale të lehtë përballë Dortmundit.

“Manchester City është skuadra që luan futbollin më të mirë. Mendoj se rivali më i vështirë tashmë është larguar nga Champions League, por kjo nuk do të thotë se do të jetë e lehtë tani për të fituar finalen. Kundër Bayern ishte shumë e vështirë dhe kundër Borussia Dortmund do të jetë gjithashtu shumë e vështirë”, përfundoi ylli brazilian.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: