MAGAZINË /

Luftë miliarderësh në Londër, çifti indian blen apartamentet e fqinjëve për “hakmarrje”

Ylli i Bollywood-it Sonam Kapoor dhe bashkëshorti i saj miliarder akuzohen për presion dhe kërcënime ndaj banorëve në lagjen luksoze Notting Hill

Shkruar nga Versus

Luftë miliarderësh në Londër, çifti indian blen

Një “luftë” mes të pasurve ka shpërthyer në lagjen elitare Notting Hill në Londër, ku ylli i Bollywood-it, Sonam Kapoor, dhe bashkëshorti i saj miliarder Anand Ahuja akuzohen se kanë blerë apartamentet e fqinjëve për t’i përdorur si formë hakmarrjeje.

Sipas “Daily Mail”, konflikti nisi në vitin 2023, kur çifti bleu për 21 milionë paund një vilë historike 200-vjeçare pranë kompleksit rezidencial “Hillcrest”. Plani i tyre ishte transformimi total i pronës, përfshirë ndërtimin e një pishine dhe fushe basketbolli nëntokësore.

Banorët e zonës kundërshtuan projektin për shkak të frikës nga zhurmat dhe dëmtimet strukturore, duke bllokuar punimet për tre vite me radhë përmes ankesave dhe proceseve ligjore. Në maj të këtij viti, autoritetet lokale i dhanë më në fund dritën jeshile projektit.

Por menjëherë pas kësaj, një kompani e lidhur me çiftin bleu në fshehtësi pesë apartamente në të njëjtin pallat ku jetojnë fqinjët kundërshtues, për një shumë prej rreth 4 milionë paundësh.

Sipas raportimeve, apartamentet pritet të përdoren për strehimin e stafit personal të çiftit, përfshirë shërbëtorë, shoferë dhe truproja, ndërsa garazhi i përbashkët do të shërbejë për koleksionin e makinave luksoze.

Banorët pretendojnë se me blerjen e apartamenteve, çifti ka fituar edhe të drejtën e votës në mbledhjet e pallatit, duke marrë kështu ndikim të drejtpërdrejtë mbi vendimet e komunitetit.

Situata është tensionuar edhe më shumë pas pretendimeve se përfaqësues të kompanisë së miliarderëve kanë paralajmëruar fqinjët që, nëse vazhdojnë protestat ose flasin për mediat, apartamentet do t’i kalojnë bashkisë për t’u kthyer në banesa sociale.

“Po na bullizojnë sepse kanë para. Duan ta kthejnë pallatin tonë në lodrën e tyre personale”, tha një prej banorëve për “Daily Mail”.

Nga ana tjetër, përfaqësues të Sonam Kapoor kanë mohuar çdo përfshirje direkte të aktores në menaxhimin

 

Poll