MAGAZINË /

Donald Trump Jr martohet me Bettina Anderson: dasmë sekrete në një ishull privat, mungon Donald Trump

Mungesa më e bujshme në ceremoni ishte ajo e vetë presidentit Donald Trump. Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme dhe zhvillimet ushtarake në rajon e detyruan atë të anulonte pjesëmarrjen.

Shkruar nga Versus

Donald Trump Jr martohet me Bettina Anderson: dasmë sekrete në

Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan Donald Trump, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me modelen Bettina Anderson në një ceremoni të mbajtur në një ishull privat në Karaibe.

Sipas mediave amerikane, festimet po zhvillohen larg syrit të publikut dhe nën masa të rrepta sigurie, vetëm në praninë e familjarëve dhe miqve më të afërt. Ceremonia intime ndryshoi planet fillestare, pasi për muaj me radhë ishte përfolur se dasma do të organizohej me madhështi në Shtëpinë e Bardhë.

Mungesa më e bujshme në ceremoni ishte ajo e vetë presidentit Donald Trump. Situata e tensionuar në Lindjen e Mesme dhe zhvillimet ushtarake në rajon e detyruan atë të anulonte pjesëmarrjen.

I pyetur nga gazetarët në Uashington, Trump e komentoi mungesën me stilin e tij karakteristik:
“Djali im do të donte që unë të isha në dasmën e tij këtë fundjavë, por unë kam një gjë që quhet Iran”.

Presidenti amerikan ironizoi gjithashtu reagimin e mediave, duke thënë se do të kritikohej si po të merrte pjesë në dasmë në minutën e fundit, ashtu edhe po të qëndronte në detyrë.

Historia e dashurisë mes Donald Trump Jr. dhe Bettina Anderson nisi në verën e vitit 2024 dhe u bë publike në dhjetor të po atij viti, përmes daljeve të tyre të para në evente zyrtare.

Në fund të vitit 2025, Trump Jr. konfirmoi fejesën gjatë një konference për shtyp, ndërsa në fillim të vitit 2026 familja Trump, përfshirë Ivankën, Tiffanyn dhe Lara Trump, organizoi një festë luksoze beqarie me temë “Kopshti i Magjepsur” në Mar-a-Lago.

Tashmë, historia e tyre e dashurisë është kurorëzuar me martesë, në një moment kur vëmendja botërore mbetet e përqendruar edhe te tensionet gjeopolitike globale.

 

Poll