Vendi prej disa ditësh është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu të cilat kanë sjelle përmbytje në shumë zona. Lumenjtë kanë dalë nga shtrati duke bërë që dhjetëra familje të evakuohen për shkak të përmbytjes së banesave dhe tokave bujqësore e stallave të bagëtive.
Megjithatë më e keqja duket se ende nuk ka kaluar. Sinoptikantja Lajda Porja gjatë një interviste në News24 tha se moti i paqëndrueshëm do të vijojë deri në fund të këtij muaji dhe shtoi se do të ketë edhe reshje dëbore në veri të vendit.
“Në zonat e juglindjes situata do të jetë alarmante. Gjatë natës pritet të ketë reshje 30-40 ml, sasi mjaft e madhe, duke çuar nivelin e ujit të lumenjve në pikën kritike. Reshjet e shiut do të ndalojnë të hënnë për të rifilluar në mesin e javës së ardhshme”, u shpreh sinoptikania Porja.
Sipas Porjas, muaji nëntori ishte parashikuar të ishte i ngrohtë dhe të kishim temperatura 4-5 gradë mbi normë. Versus.al

