
Historia e dashurisë së Presidentit Francez Emmanuel Macron dhe gruas së tij Brigitte Macron ka tërhequr vëmendjen e publikut për dekada të tëra, dhe vendimi i tyre për të mos pasur kurrë fëmijë së bashku mbetet një nga pyetjet më të shpeshta.
Edhe pse janë të martuar që nga viti 2007 për më shumë se tre dekada, Emmanuel dhe Brigitte nuk kanë fëmijë.
Pse? A është fjala për një fuqi më të madhe apo për një vendim të vetëdijshëm? A ishte mosha dhe hendeku brezash prej një çerek shekulli problemi? Këto janë pyetjet më të shpeshta kur bëhet fjalë pse Emmanuel dhe Brigitte Macron nuk kanë fëmijë së bashku.
Të gjithë e dinë që zonja e parë e Francës ka tre fëmijë nga martesa e saj e parë, si dhe shtatë nipër e mbesa, prandaj gjithmonë mendohej se ajo nuk donte të rrezikonte një shtatzëni të re në këtë moshë.
E ndërsa po sajoheshin histori dhe teori, në një intervistë për emisionin francez “Au Tableau”, Emmanuel Macron foli hapur për vendimin që ai dhe gruaja e tij të mos kenë fëmijë së bashku, duke i dhënë kështu fund spekulimeve të shumta të pabaza.
"Ishte zgjedhja ime. Brigitte kishte tre fëmijë kur u takuam. Gjëja më e rëndësishme për mua ishte që t'i rrisnim mirë dhe t'i donim. Sot kam edhe shtatë nipër e mbesa përmes fëmijëve të Brigitte, dhe kjo më mjafton", pranoi ai.
Pastaj presidenti francez shtoi se nuk pendohet aspak për atë vendim:
"Nuk pendohem që nuk kam fëmijët e mi, sepse i dua fëmijët dhe nipërit e mbesat e saj sikur të ishin të mitë."
Brigitte Macron ka tre fëmijë nga martesa e saj e parë me bankierin Andre-Louis Ozier : Sébastien Ozier, i cili ka lindur në vitin 1975.
Ai është ekspert në statistikat mjekësore dhe ka punuar në sektorin e kërkimit të tregut dhe analizës.
Fëmija e dytë e Brigitte është Laurence Ozier-Jourdan, e cila lindi dy vite më vonë. Ajo është kardiologe me profesion dhe është e njohur në rrethet mjekësore në Francë.
Më e vogla, Tiffany, ka lindur në vitin 1984 dhe është avokate. Ajo është e specializuar në të drejtën e punës dhe mbështeti publikisht Emmanuel Macron gjatë fushatave të tij presidenciale.
Macron ishte 15 vjeç kur ra në dashuri me Brigitte, e cila në atë kohë ishte e martuar. Gruaja e atëhershme 40-vjeçare jepte mësime drame në shkollën katolike që frekuentonte adoleshenti Macron, madje, vajza e saj ishte shoqe klase me presidentin francez./Versus.al







