MAGAZINË /

Maroku i shuan ëndrrën Kanadasë dhe kualifikohet në çerekfinalet e Botërorit 2026

Maroku do të përballet me skuadrën fituese të ndeshjes Paraguai-Francë.

Shkruar nga Versus

Maroku i shuan ëndrrën Kanadasë dhe kualifikohet në

Me fitoren e mbrëmjes së sotme me rezultatin 0-3 përballë Kanadasë, Maroku bëhet skuadra e parë që pret biletën për në çerekfinalet e Botërorit 2026 që luhet në SHBA. 

Takimi i luajtur në Houston kishte përplasje të forta mes lojtarëve, teksa organizatorët ishin ata që kërkuan më shumë.

Pjesa e dytë nisi mjaft mirë për afrikano-veriorët, të cilët kaluan në avantazh me anë btë Ounahit në minutën e 50’.

Kanadezët provuan sërish për të rikthyer baraspeshën, por me anë të një kundërsulmi në minutën e 82’, ishte sërish Ounahi që finalizoi si duhet një asist të Brahim Diaz, për të “vrarë” ndeshjen.

Në fund kishte festë edhe për Rahimin, i cili shënoi edhe golin e tretë.

Kështu, Maroku shkon në çerekfinale, aty ku do të presë fituesin e sfidës Paraguai-Francë, ndërsa Kanadaja e mbyll me kokën lartë Botërorin e parë si organizator. Versus.al

Poll