MAGAZINË /

Mbappe i frikësuar për rritjen e ekstremit të djathtë në Francë: Mos t’i lëmë të fitojnë!

Pavarësisht deklaratave për mbajtjen larg të politikës nga futbolli, futbollistët e kombëtares franceze kanë reaguar për rritjen e madhe që ka pësuar krahu i ekstremit të djathtë në Francë.

Shkruar nga Versus
Mbappe i frikësuar për rritjen e ekstremit të djathtë
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe gjatë konferencës që pati për mediat në prag të ndeshjes me Austrinë me të cilën Franca ndeshet sot, u përqendrua më së shumti në situatën ku ndodhet vendi pas fitores së krahut të djathtë në zgjedhjet për Parlamentin Europian.

Ai e cilësoi situatën në Francë si tepër të rëndë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë duke shfaqur frikën se ekstremet e djathta po fitojnë gjithmonë e më shumë terren në Francë.

“Kjo është një ngjarje e paparë kurrë më pare. Dhe kjo është arsyeja pse unë dua të flas me të gjithë popullin francez, por edhe me të rinjtë. Ne jemi një brez që mund të bëjmë një ndryshim. Ne shohim se ekstremet po trokasin në derën e pushtetit dhe ne kemi mundësinë të formësojmë të ardhmen e vendit tonë."- u tha Mbappe gazetarëve.

Teksa foli për diversitetin, Mbappe tha se nuk duhet lejuar fitorja e krahut të të djathtës ekstreme në Francë duke shtuar se ai dëshiron që të përfaqësojë Francën me krenari dhe jo ndonjë vend tjetër.

"Unë ndaj të njëjtin mendim kur fola për diversitetin, tolerancën dhe respekti. Ndeshja e nesërme është shumë e rëndësishme, por ka një situatë që është edhe më e rëndësishme se loja. Jam kundër pikëpamjeve ekstreme dhe kundër ideve që përçajnë njerëzit. Unë dua të jem krenar që përfaqësoj Francën, nuk dua të përfaqësoj një vend që nuk korrespondon me vlerat e mia, apo vlerat tona."- theksoi ai.

Të shtunën, federata franceze e futbollit bëri thirrje që të respektohet neutraliteti i ekipit kombëtar dhe që “Les Bleus” të mos politizohet pas njoftimit tronditës të Presidentit Emmanuel Macron një javë më parë për të thirrur zgjedhje të parakohshme parlamentare për më vonë këtë muaj, pasi ai u trondit nga fitorja e partisë së Marie Le Pen në zgjedhjet për PE.  Lëvizja e zhyti Francën në pasiguri politike dhe ka tronditur tregjet financiare. Versus.al

Poll