MAGAZINË /

Mbi 25 mijë shqiptarë në stadium, zbulohen 3 ndryshimet e Silvinjos në formacion për Spanjën

Shkruar nga Versus

Mbi 25 mijë shqiptarë në stadium, zbulohen 3 ndryshimet e

Të hënën në orën 21:00, Shqipëria do të luajë në “Merkur Spiel Arena” të Duseldorfit fatet e Europianit të futbollit, teksa një fitore përballë Spanjës do të mund të na çonte në 1/8 për herë të parë në histori.

25 deri në 30 mijë tifozë shqiptarë pritet të jenë nesër në stadium.

Interesi nga tifozët spanjollë për sfidën duket i ulët, pasi “La Roja” u kualifikuan më tej si kokë e Grupit B pas fitore ndaj Italisë. Për këtë arsye shumë tifozë spanjollë kanë filluar të shesin biletat e tyre për këtë sfidë.

Ndërkohë sa i përket formacioneve, Silvinjo duket se ka në plan të bëjë tre ndryshime nga 11-ja titullare që hodhi në fushë përballë Kroacisë.

Ardian Ismajli dhe Ivan Balliu pritet të startojnë si titullarë në mbrojtje, duke i zënë vendin Arlind Ajetit në qendër dhe Elseid Hysajt në krahun djathtë. Po ashtu pritet rikthimi në sulm i Armando Brojës, i cili parakalon kështu Rey Manajn.

Skemat që tekniku Silvinjo ka në mendje për të mposhtur Spanjën janë 4-2-3-1 dhe 4-1-4-1, duke krijuar një digë para mbrojtjes me Qazim Laçin, Kristjan Asllanin dhe Ylber Ramadanin.

 

Poll