
Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes mes Andorrës dhe Shqipërisë.
Kuqezinjtë luajtën mirë, krijuan raste për të gjuajtur në portë por goli nuk erdhi.
Tentativa e parë serioze ishte e Kristjan Asllanit nga goditja e dënimit, por gjithsesi topi përfundoi jashtë.
Edhe vendasit ishin të rrezikshëm, teksa me anë të kundërsulmeve, shkaktuan disa herë “drithërima” në portën e Strakoshës.
Në shtesë, gjatë zhvillimit të një goditje këndi, vetëm traversa ndali Gjimshitin.
