Aktori Laert Vasili ka treguar detaje nga jeta e tij private ku ka rrëfyer se si ka rënë në dashuri me një prostitutë. Ai është shprehur se teksa po shkonte në teatër për prova e kishte parë në rrugë dhe kishte mbetur pa frymë.
'E kam takuar në rrugë. Isha nisur për teatër kisha prova dhe nisja të ecja pas një femre të bukur tek lagjja ku jam rritur në Tiranë të Re. Ngela pa frymë. Kur i thashë ditën e parë të dua më tha çfarë domethënë kjo, unë se dija që punonte. I thashë kur të pashë m'u bllokua frymëmarrja dhe gjeta duke të ndjekur nga pas gjë që unë se bëj në Tiranë të re’ u shpreh aktori i përlotur në podcasting ‘Flet’.
Aktori u shpreh se të dy e donin takimin dhe se ajo e vuante faktin që kishte rënë në dashuri.
E dëshiroi ajo takimin me ty më pas?
'Të dy. Ajo e vuante që kishte rënë në dashuri sepse për punën i bënte shumë keq. Ishte një rrëfim që m’u bë pas ndarjes së 7.'
I pyetur sa kohë ka që nuk flet me të Vasili u shpreh: Është çështje kalendari jo e imja./Versus.al