MAGAZINË /

“Me shpirt do doja të kisha bërë 8 fëmijë”, moderatorja: Sot vështirë të gjesh një burrë që...

Sipas gazetares, Fjodora Fjora në kohët e sotme është e vështirë të gjendet një partner që të jetë i gatshëm të angazhohet.

Shkruar nga Versus
“Me shpirt do doja të kisha bërë 8 fëmijë”,
Fjodora Fjora

Në emisionin “Opinion” ku u diskutua mbi lindshmërinë në vend që tashmë është në nivelet më të ulëta, moderatorja dhe gazetarja Fjoroda Fjora si nënë e një djali të vetëm ndau disa detaje nga përvoja e saj.

Ajo tha se do të dëshironte të kishte pasur 8 fëmijë, por shtoi se mundësitë nuk kishin qenë të tilla duke theksuar se në ditët e sotme në shoqërinë shqiptare është bërë shumë e vështirë të gjendet një mashkull i gatshëm për t’u angazhuar dhe për të pasur një familje të madhe.

Ndër të tjera gazetarja kujtoi përfitimet dhe të mirat e të pasurit një familje të madhe si në kohët e mëparshme.

Pjesë nga biseda në studio:

-Pse kaq pesimiste ti mi Fjodora sot?

Fjodora Fjora: Unë nuk jam pesimiste, unë vetë personalisht do kisha dashur të bëja 8 fëmijë. Jeta ma solli kështu, nuk ka lidhje…

–8 do bëje?

Fjodora Fjora: Po, po 8! Me shpirt aq sa kanë bërë gjyshërit e mi. Kam jetuar në një familje fantastike, shtriheshin përtokë, na shijonte…Të kisha pasur mundësitë, unë sot jam thirrur për përvojën time personale e cila vjen ndryshe. Me vetëm dy gjyshër, që me sa munden më ndihmojnë. Pra kam arsyet e mia pse nuk mund të kem 3 apo 4 apo 5. Por një arsye shumë e madhe është se edhe meshkujt me të cilët kam pasur lidhje serioze, e kanë pasur shumë të vështirë të angazhohen në pasjen e një fëmije. Ky mendoj që është një problem i madh.

-Po pse nga frika e shpenzimit?

Fjodora Fjora: Të gjitha vajzat sot vuajnë një trend shumë të çuditshëm të shoqërisë shqiptare, për të gjetur një njeri që angazhohet. Angazhim do të thotë familje dhe fëmijë. Është kaq i hapur si fenomen. Në momentin e parë që një grua i bashkohet një burri, atij i duket si kurth për të pasur fëmijë. Pse është kaq terror ky fëmija?! Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: