MAGAZINË /

Më shumë humbje sesa fitore në karrierë, trajneri i ri i kuqezinjve me pagë 400 mijë euro në vit

Shkruar nga Versus

Më shumë humbje sesa fitore në karrierë, trajneri i ri i

Rolando Maran do të drejtojë skuadrën kombëtare të futbollit. Që pas aventurës me Brescian, ekip në Serie B që më pas u rrëzua në Serie C, Maran nuk ka qenë i angazhuar si trajner futbolli, konkretisht që prej korrikut të 2025-ës.

Maran ka qenë më herët edhe trajneri i Cittadellas, Pisas, Genoas, Cagliarit, Chievos, Catanias, Barit apo Vareses në Itali, ndërsa kjo është hera e parë që do të drejtojë një skuadër kombëtare.

Ndërsa në 702 ndeshjet që ka drejtuar në stol, Maran ka shënuar më shumë humbje sesa fitore. Shifrat e tij flasin për 223 fitore, 214 barazime dhe 265 humbje.

Sa i takon kontratës së tij, Maran do të paguhet 400 mijë euro në vit, shumë më e ulët sesa ajo që merrte Sylvinho. Versus.al

Poll