MAGAZINË /

Me stadiumin plot, Kombëtarja kërkon sonte fitoren, por Sylvinho ka një dilemë përballë Gjeorgjisë

Përballë një ekipi me potencial të lartë si Gjeorgjia, Sylvinho dyshimin e vetëm e ka në mbrojtje.

Shkruar nga Versus

Me stadiumin plot, Kombëtarja kërkon sonte fitoren, por Sylvinho ka

Kombëtarja Shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme në orën 20:45 me Gjeorgjinë në një ndeshje të vlefshme për kompeticionin Liga e Kombeve.

Gjeorgjia nuk është rivali më i lehtë i mundshëm pasi në ndeshjet e fundit ka treguar se mund të fitojë edhe ndaj skuadrave të mëdha europiane dhe është në momentin më të mirë me një brez të artë lojtarësh.

Por ajo që është e sigurt është se Shqipëria zbret në fushë me synim fitoren.

Sa i takon formacionit, startues nuk parashikohen ndryshime nga ai i ndeshjes me Ukrainën por deri më tani trajneri Sylvinho ka vetëm një dilemë në kokë dhe kjo lidhet me repartin e mbrojtjes: Hysaj apo Balliu në krahun e djathtë?

Pjesa tjetër e prapavijës do të formohet nga dyshja Ismajli-Kumbulla, dy lojtarë që dhuruan një sfidë fantastike ndaj Ukrainës, ndërsa Mitaj si gjithnjë i paprekshëm në të majtë.

Mesfusha gjithashtu nuk do të ndryshojë, me Asllanin-Ramadanin dhe Qazim Laçin, Sylvinho ka gjetur ndërthurjen perfekte. As faza e sulmit nuk ndryshon me Rey Manaj në qendër, i mbështetur nga dyshja Bajrami-Jasir Asani. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: