Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rita Ora ka zbuluar problemet që ka patur dikur me mungesën e besimit në vetvete dhe pasigurinë për pamjen e saj fizike.
Gjatë intervistës në podkastin “Happy Place,” artistja shqiptare me famë botërore tregoi se në fund të të njëzetave ndjeu se nuk ishte duke përmbushur pritshmëritë e shoqërisë për “trupin perfekt.”
“Fillova të sëmuresha shpesh, nuk kisha energji dhe nuk ndihesha mirë me veten. Nuk kujdesesha për trupin tim. Më pas mendova: ‘Nuk jam aq e dobët sa të tjerët, prandaj jam e shëmtuar. Sot më duket e shumë gjë e rëndë që e besoja këtë,” tha Rita Ora.
Artistja theksoi rëndësinë e pranimit dhe përballjes me versionin e mëparshëm të vetes.
“Është si të takosh atë vajzën e vogël që ishe dikur dhe t’i thuash: ‘Ti je shumë më e bukur se ç’mendon.’ Të gjithë meritojmë të ndiejmë këtë,” përfundoi këngëtarja. Versus.al







