MAGAZINË /

Milani hap dyert për një tjetër shqiptar: Ja cili futbollist është në listën e merkatos

Shkruar nga Versus

 

Milani hap dyert për një tjetër shqiptar: Ja cili futbollist

Milani kërkon të ndryshojë shumë gjëra në këtë sezon dhe kjo shihet nga fakti se nga klubi po largohen shumë emra të rëndësishëm të skuadrës sa i përket viteve të fundit. Por përveç largimeve, do të ketë edhe afrime dhe prej ditësh, në mediat italiane ka nisur të qarkullojë emri i Granit Xhakës si një përforcim i mundshëm i kuqezinjve.

Por me sa duket, Xhaka nuk është shqiptari i vetëm që monitorin Igli Tare për një nga repartet kyçe të skuadrës. “Gazzetta Dello Sport” insiston se Tare po ndjek po me aq vëmendje situatën e Ardon Jasharit, mesfushorit i cili ka shkëlqyer në këtë sezon me fanellën e Klub Bryzh në Belgjikë.

Milani hap dyert për një tjetër shqiptar: Ja cili futbollist

Djaloshi shihet si lojtari i cili do të zëvendësojë Granit Xhakën në mesfushën e Zvicrës dhe janë të shumta klubet e mëdha që po monitorojnë situatën e tij. Ndaj Tare synon që të afrojë futbollistin që tani, për ta bërë pjesë të projektit nën urdhrat e Alegrit.

Poll