MAGAZINË /

Milani i thotë 'lamtumirë' titullit të Serie A, Allegri: Duam Championsin

Shkruar nga Versus

Milani i thotë 'lamtumirë' titullit të Serie A,

Milani u mposht dje nga Lazio duke bërë një tjetër hap fals për titullin e Serie A ku Interi është shkëputur në vendin e parë. Vetë trajneri Massimiliano Allegri tha se qëllimi i tyre është fitimin i Champions League duke lënë të kuptohet se objektivi i tyre këtë sezon në ligë është të jenë mes 4 skuadrave të para. 

"E dinim vështirësinë e ndeshjes. Duhej të ishim më të rregullt në pjesën e parë për të shmangur golin që pësuam. Pastaj gabuam shumë teknikisht, duke i dhënë shumë hapësira në fushë të hapur Lazios që luan më vertikalisht. Gola të tillë nuk duhen pësuar.

Në pjesën e dytë ata ranë fizikisht dhe ne bëmë më mirë, por nuk mjaftoi. Ky është futbolli, duhet të rikthehemi menjëherë.

Për objektivin sezonal? Shumë flisnin për titullin, por duhet të jemi realistë dhe të mendojmë për objektivin e Championsit, përndryshe rrezikojmë të shkatërrojmë atë që kemi ndërtuar në 6 muaj.

Debati me Rafael Leaon? Ishte nervoz sepse pati situata ku mund të ishte shërbyer më mirë. Janë gjëra që ndodhin gjatë një sfide", tha trajneri i Milanit mes të tjerash. Versus.al

Poll