MAGAZINË /

Çmim marramëndës/ Ja sa i kushtoi Cristianos unaza që i propozoi Georginës

Sipas ekspertëve të bizhuterive, guri kryesor i unazës vlerësohet të jetë rreth 35 deri në 37 karatë, me prerje ovale, i shoqëruar nga gurë anësorë dhe i vendosur në platin.

Shkruar nga Versus

Çmim marramëndës/ Ja sa i kushtoi Cristianos unaza që i

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez kanë shpallur martesën më 11 gusht, pas tetë vitesh lidhjeje, dhe unaza gjigante e diamantit që futbollisti i dhuroi partneres ka tërhequr menjëherë vëmendjen në mbarë botën.

Sipas ekspertëve të bizhuterive, guri kryesor i unazës vlerësohet të jetë rreth 35 deri në 37 karatë, me prerje ovale, i shoqëruar nga gurë anësorë dhe i vendosur në platin.

Vlera e saj, në varësi të cilësisë, llogaritet të jetë midis 2 dhe 5 milionë dollarë, duke e renditur ndër unazat e fejesës më të shtrenjta në botë.

Specialistët e vlerësojnë jo vetëm madhësinë, por edhe shkëlqimin e saj, duke theksuar se dizajni është realizuar për të maksimizuar ndriçimin dhe për ta bërë diamantin të duket edhe më i madh.

Në rrjetet sociale, komentuesit e apasionuar pas bizhuterive kanë shprehur habi për përmasat e gurit, madje disa me humor kanë vënë në dyshim praktikën e mbajtjes së një diamanti kaq të rëndë çdo ditë./Versus.al

Poll