Ditën e Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin. Temperaturat maksimale pritet të shënohen në Shkodër me 42 gradë celcius dhe Tiranë me 41 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. Versus.al







