Në orët e para të 2025-s në lokalin “Cinco Cavalli” në kryeqytet ku performonte reperi Stresi u raportuan të shtëna me armë zjarri. Në videon e publikuar shihet edhe momenti kur reperi lë performancën për shkak të ngjarjes, ku dyshohet se autor ka qenë biznesmeni i njohur Mir Pepa.
Ky i fundit, gjatë muajit korrik të 2024-ës ishte në qendër të vëmendjes pas një sherri të ndodhur mes ish-bashkëshortes së tij Mariela Berisha e cila së bashku me motrën e saj dhunuan blogeren Klea Prenga duke e goditur me gotë në fytyrë. Mir Pepa u cilësua si shkak për ngjarjen.
Ndërsa së fundmi pasi biznesmeni është në kërkim për të shtënat me armë në “Cinco Cavalli” në rrjet kanë publikuar video të tij me Klea Prengën ku duken në një klub nate duke pretenduar se e reja ka qenë me të në momentin e ndërrimit të viteve.
Pas këtyre pamjeve të publikuara, ka reaguar vetë Antonela Berisha e cila tha se Klea Prenga e ka stisur këtë situatë, duke publikuar video të vjetra në mënyrë që të mendohej se edhe ajo ka qenë me Mir Pepën në momentin e ngjarjes. Ish-banorja e BBVIP shkruan se këto forma manipulimi ajo i ka përdorur edhe ndaj motrës së saj, duke bërë që më pas të ndodhte e gjithë ngjarja e dhunës.
Reagimi i plotë i Antonela Berishës:
Jam shumë e lumtur që ka ardhur dita që e gjithë Shqiperia të mësojë të verteten time dhe të motrës time, dhe pse në pamundësi për tu prononcuar për një kohë të gjatë, për shkak të procesit gjyqesor dhe hetimit qe është akoma i hapur, por dhe për të mos e denigruar personin ne fjale publikisht për cështje personale dhe private.
E verteta vonon por del gjithmone ne dritë! I njëjti person që 2 ditët e fundit ka xhiruar ne rrjete sociale videot e saj te vjetra duke i shitur per video te tanishme, për të perfituar famë dhe vëmendje nga incidenti i natës së nderrimit të viteve dhe per te vazhduar në menyre sistematike perndjekjen dhe dhunën psikologjike ndaj motres time, është i njejti person qe e ka bere kete lloj perndjekjeje për 1 vit rresht, para dhe pas sulmit.
Duke u perpjekur per te disatën herë ti beje shqiptarët per budallenj, kjo vajze ka shperndare video te vjetra te bera nga celulari dhe dora e saj dhe në të njejten kohe ngre spekulime dhe akuza sikur i ka postuar dikush tjeter.
Këtë lloj perndjekjeje, këtë lloj sulm pasiv agresiv me adresa fallco, me foto dhe video kjo vajze e ka bere ne menyre sistematike ndaj motrës time, duke, përmendur femijen, familjen dhe cdo gjë që ka te shenjte. Arsyeja pse gjërat shkuan deri aty ku shkuan nuk është tradhtia e bashkëshortit por sulmet sị ngacmimet e njëpasnjeshme që vajza në fjale i ka bërë motres time. Jam e lumtur qe ka ardhur dita që shqiptarët të shohin me syte e tyre atë që motra ime ka jetuar cdo ditë.
Kjo vajze për shumë muaj ka luajtur me ndjenjat dhe emocionet e shqiptareve, duke luajtur viktimën kur ne fakt eshte ajo predatorja, sulmuesja dhe perndjeksja. Motra ime nuk ka qenë ne dijeni fare te tradhtisë kur i kanë ardhur sms nga vetë vajza në fjale (me adresa fallso) qe BURRIN E KE NE FILAN VEND ME FILANEN, TI NUK KE FAMILJE, DJALIN E KE KOPIL SE NUK KE BURRE, etj. Vetëm kush eshte nënë e di se cfarë do të thotë! Motra ime nuk ka reaguar për muaj e per muaj te tërë duke duruar provokimet e sulmet e saj online, derisa ka shperthyer nga gjendja e rënduar psikologjike.
Pas ngjarjes qe ndodhi mes nesh, vajza në fjalë ka vazhduar në menyre sistematike pa ndalur sulmin me adresa fallso, duke përfituar dhe nga mbeshtetja publike qe ju bë, duke na lincuar dhe denigruar publikisht, përvec kercenimeve ne privat. Sic po e shikoni dhe vete, ky ishte sulmi i rradhës nga ana e saj tentativa e saj e rradhës për të mashtruar opinionin publik.
Motra ime është një person privat, nje person që nuk do famë, një person i rezervuar qe shikon terezinë e saj dhe nuk i bie askujt në qafë, te gjithë ata që e njohin e dinë. Është nje nënë qe si te gjitha nenat në këtë bote do deshironte të rriste femijët me babain biologjik, dhe nje person i perkushtuar ndaj familjes. Është per te ardhur keq deri ku e ka cuar motren time kjo vajze! Klea Prenga është nga ato fundërrina te gjinise femerore që në jete jane mesuar ecin vetëm me dredhi, me mashtrime manipulime, dhe duke perdorur vetëm pamjen e jashtme si kartë të vetme. Klea Prenga është nga ato vajza qe nuk njohin moral, familje, norma as kufi. Që janë te afta të bëjnë gjithcka per qellimet e tyre. Faleminderit Zot qe nuk kemi pasur nevo
ta mbrojme veten me deklarata sepse e verteta del ne shesh heret apo vone, dhe uroj qe te gjithe ata qe kane mbeshtetur kete mashtruese dhe manipuluese te mos ta kenë kurrë ne jete te kene te bejne me Klea Prenga!
Pa kaluar shumë nga publikimi i statusit të Antonelës një reagim ka ardhur dhe nga Klea Prenga.
Në llogarinë e saj në Instagram, Prenga e kritikon Antonelën duke e quajtur "palaço, pa nder dhe moral". Ajo thekson se nuk ishte vetë ajo që ndau videot me Mir Pepën, por motrat Berisha e bënë këtë me qëllim për ta përfshirë atë në "lojërat e tyre të pista".
“Ah dhe çuditërisht menjëherë pas publikimit të deklaratës sime, faqja që publikoi videot dhe fotot u fshi. Ky është një tjetër veprim dëshpërues për të më përfshirë në lojërat tuaja të ndyra. Por për fat të keq për ju zgjuarsia juaj lë shumë për të dëshiruar. Jeni aq të cekëta dhe të lexueshme sa çdo veprim juaj bie menjëherë në sy”, shkruan Klea Prenga.
Reagimi i plotë i Klea Prengës:
Palacoja që nuk njeh as nder, as moral, tani bën share në story mesazhe "mbështetëse" ku unë degradohem me fjalët më të ndyra. E njëjta që pretendon të jetë një person publik që shfaqet në televizor tregon nivelin e saj të ulët duke publikuar mesazhe me fjalor rrugësh.
Je ti që kërkon famë nuk ke lënë emision pa shkuar duke treguar botërisht degradimin tënd. Çdokush që të sheh e di se skandalet janë identiteti yt dhe se je e gatshme të bësh gjithçka për pak vëmendje.
Tani vazhdo me jetën tënde të turpshme dhe skandaloze. Sa për mua jam shumë e lumtur që Zoti sheh gjithçka. Në fund të fundit ai i di mirë kriminelët dhe plehrat që jetojnë duke krijuar dhunë dhe pisllëqe. Të paktën, e bëre të qartë se askush nuk mund të të rivalizojë në nivelin tënd të ulët - aty je kampione!
Ah dhe çuditërisht menjëherë pas publikimit të deklaratës sime, faqja që publikoi videot dhe fotot u fshi. Ky është një tjetër veprim dëshpërues për të më përfshirë në lojërat tuaja të ndyra. Por për fat të keq për ju zgjuarsia juaj lë shumë për të dëshiruar. Jeni aq të cekëta dhe të lexueshme sa çdo veprim juaj bie menjëherë në sy.
Versus.al








