
Opinionistja e Big Brother VIP 5, Monika Kryemadhi është shprehur se do donte që këtë edicion ta fitonte Miri. Në një intervistë për “Breaking” në Top News, Monika vlerësoi edhe Selin, për të cilën tha se nëse do ishte në politikë, Selin do e bënte ministre.
“Ka pasur momente që Mirit i kam rënë. Javët e para i thashë ‘ik nga krevati’. Më pas kur ata vendosën të dy bashkë për të ndejutur në krevat, u kuptua që ishte një strategji dhe Miri do luante lojën e tij.
Për fitoren kam qenë e dyzuar mes Mirit dhe Selin. Të isha në politikë atë zonjë do e bëja ministre direkte. Në post-Big brother mu duk shumë e vogël Selin. Ajo e ka përballuar gjithë ato sulme dhe luftë të jashtëzakonshme. Patjetër që do doja ta fitonte Miri, por një fitues është. Mendoj se Miri e ka fituar BB në këndvështrimin e tij. Për Brikenën më erdhi keq që nuk ishte në finale”-tha Monika./Versus.al

