AKTUALITET /

Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-deputetin Jurgis Çyrbja dhe dy të pandehur të tjerë

Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmon dënimet për ish-deputetin Jurgis Çyrbja dhe dy të pandehur të tjerë, duke lënë në fuqi vendimet për përgjegjësi penale në një çështje të shqyrtuar me gjykim të shkurtuar.

Shkruar nga Versus
Kërkoi pafajësinë, Apeli i GJKKO lë në fuqi
Jurgis Çyrbja

Gjykata e Posaçme e Apelit ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të shkallës së parë për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i cili ishte dënuar me 3 vite burg për një çështje penale të shqyrtuar me gjykim të shkurtuar.

Për shkak të procedurës së gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur në 2 vite heqje lirie, të cilat sipas vendimit gjyqësor konsiderohen të shlyera.

Në të njëjtin proces, gjykata ka shpallur fajtor edhe Altin Hajri, duke e dënuar me 3 vite burg, ndërsa i pandehuri tjetër Ahmet Masha është dënuar me 2 vite e 6 muaj heqje lirie.

Vendimi i Apelit vjen pas shqyrtimit të ankimeve dhe lë në fuqi përgjegjësitë penale të përcaktuara më herët nga gjykata e shkallës së parë./Versus.al

Poll