Në një kohë kur makinat bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe më të fuqishme për të përmbushur kërkesat për siguri, rehati dhe teknologji, një mekanik italian ka zgjedhur të shkojë në drejtim të kundërt.
Andrea Marazzi, i apasionuar pas projekteve unike, ka ndërtuar atë që e quan "makina më e ngushtë në botë": një mjet vetëm 50 centimetra i gjerë!
View this post on Instagram
Me këtë përmasë jashtë çdo standardi, “Fiat for One”, siç e ka quajtur vetë ai, është kaq e ngushtë sa shpatullat e drejtuesit dalin jashtë karrocerisë, dhe një erë e fortë mund ta përmbysë me lehtësi. Andrea e ndërtoi makinën për qejf, por projekti u kthye në një hit në rrjetet sociale.
Nga një Fiat 500 te një eksperiment inxhinierik
E gjitha nisi nga një Fiat 500 i vitit 1993. Marazzi ruajti një pjesë të çatisë, dyert dhe një fener, por gjithçka tjetër – karroceria, shasia dhe struktura e brendshme, u ridizajnua plotësisht për të reduktuar maksimalisht përmasat. Makina peshon vetëm 264 kg dhe falë një motori elektrik, arrin një shpejtësi modeste prej 15 km/h.
View this post on Instagram
Një hit në Instagram
Andrea ka dokumentuar gjithë procesin në Instagram, ku numëron mbi 34.000 ndjekës të apasionuar pas zgjidhjeve të tij kreative. Projekti i ka marrë rreth një vit punë të përkushtuar.
Jo për rrugë publike
Megjithëse është një vepër teknike mbresëlënëse, “Fiat for One” nuk është e homologuar për rrugë publike dhe nuk mund të qarkullojë në autostrada – ndaj mos prisni ta shihni ndonjëherë duke parakaluar në një karrexhatë.
View this post on Instagram







