
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat të pakta deri mesatare kryesisht në lindje e jug të vendit.
Temperaturat minimale do të shënohen në Bajram Curri dhe Peshkopi me -3 gradë celcius dhe ato maksimale në Tiranë, Berat dhe Fier me 14 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim verilindje– lindje, me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare në veri dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 16 m/s.
Valëzimi në det do jetë i forcës 2-3 ballë. Versus.al

