MAGAZINË /

Mot i vranët dhe reshje shiu gjatë pasdites, si parashikohet të jetë moti për sot

Parashikimi i motit, 29 maj.

Shkruar nga Versus

Mot i vranët dhe reshje shiu gjatë pasdites, si parashikohet të

Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë kryesisht i vranët.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, reshjet e shiut parashikohet të bëhen prezente në orët e mëngjesit, fillimisht përgjatë vijës bregdetare e gradualisht do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit.

Reshjet pritet të jenë me intensitet të ulët e pas orëve të mesditës kryesisht në zonën perëndimore dhe atë qendrore reshjet e shiut pritet të fitojnë intensitet deri mesatar. Në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave. Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut me intensitet të ulët lokalizohen vetëm në juglindje të vendit.

Era me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare deri në 7 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 12 m/s. Versus.al

Poll