MAGAZINË /

‘Moti i freksët nuk zgjat shumë’, meteorologia tregon se kur kthehet i nxehti afrikan

Sipas saj, nga e hëna deri të premten do të ketë ndryshime të shpeshta të motit me kthjellime, vranësira, lagështi dhe reshje të përkohshme.

Shkruar nga Versus
‘Moti i freksët nuk zgjat shumë’, meteorologia tregon se
Lajda Porja

Prej dy ditësh, vendi ynë po përjeton një rënie të ndjeshme të temperaturave, shoqëruar me vranësira, alternime me diell dhe reshje shiu në disa zona. Kjo situatë pritet të zgjasë vetëm një javë, pasi sipas parashikimeve, javën e ardhshme do të rikthehet “i nxehti afrikan”.

Meteorologia Lajda Porja, në një lidhje për Euronews Albania, tha se e enjtja do të karakterizohet nga reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas saj, nga e hëna deri të premten do të ketë ndryshime të shpeshta të motit me kthjellime, vranësira, lagështi dhe reshje të përkohshme.

“Këto ndryshime të kushteve atmosferike do t’i vëmë re nga e hëna deri ditën e premte, ku do të kemi kthjellime, vranësira, lagështirë dhe reshje të kalimtare”, - tha meteorologia.

Por kjo freski do të jetë e përkohshme. Pas datës 7 gusht, sipas Porjës, pritet një tjetër valë të nxehti afrikan, me temperatura që mund të kapin sërish vlerën e 41°C në disa zona.

“Pas një jave me temperaturë 41 gradë Celsius, sot termometri do të zbresë në 31-32 gradë Celsius dhe do të shënojë një ulje graduale gjatë javës, ku të enjten pritet të zbresin deri në 9 gradë”, - shtoi ajo.

Sa i përket bregdetit, reshje të shkurtra parashikohen vetëm të enjten, ndërsa erërat e forta do të jenë një problem i vazhdueshëm gjatë javës. Ato mund të arrijnë shpejtësi deri në 40-45 km/h, duke sjellë trazira në det, sidomos në brigjet e Jonit.

Poll