MAGAZINË /

Mposhtën Shqipërinë, trajneri i Çekisë: Skuadra jonë dominoi gjithë ndeshjen

Shkruar nga Versus

Mposhtën Shqipërinë, trajneri i Çekisë: Skuadra

Trajneri i Çekisë, Ivan Hasek u dha meritat të besuarve të tij duke thënë se skuadra kontrolloi të gjithë ndeshjen përballë Kombëtares Shqiptare duke e mundur me rezultatin final 2:0.

Ai tha se lojtarët zbatuan të gjitha porositë e dhëna prej tij dhe prandaj ndeshja ishte e gjitha nën kontrollin e tyre.

“Jam i kënaqur pasi e kontrolluam takimin. Nuk ishte e lehtë, pasi kundërshtari ka cilësi. Shqipëria ka lojtarë të mirë në mbrojtje, të cilët mund të dalin shumë shpejt në kundërsulm. Fituam këtë takim falë intensitetit të lojës që zhvilluam. Kemi ushtruar presion, kemi luftuar për top në ajër dhe kemi qenë aktive gjatë lojës. Do të luftohet deri në fund, grupi është i balancuar” – tha ai.

Ndeshja e radhës për Çekinë është ajo ndaj Ukrainës, e programuar të luhet me 14 tetor në Tarczynski Arena. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: