MAGAZINË /

"Mrekullia ime..." Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira poston videon prekëse

Të shtunën, më 29 mars, Eleni Foureira ka ndarë me miqtë e saj online në Instagram një histori në të cilën shihet Hermesi i vogël, i shtyrë nga e ëma për të thënë disa fjalë.

Shkruar nga Versus

"Mrekullia ime..." Këngëtarja me origjinë shqiptare

Eleni Foureira mund të ketë një orar të ngjeshur aktivitetesh, provash e koncertesh të përditshëm, por gjithmonë gjen kohë dhe kalon kohë cilësore me djalin e saj dyvjeçar, Hermesin, i cili siç shihet në videon e fundit të publikuar nga këngëtarja në rrjetet sociale, është rritur dhe po thotë fjalët e para (në greqisht, gjuhë në të cilën dëgjohet që i flet edhe nëna e tij me origjinë nga Fieri)

Të shtunën, më 29 mars, Eleni Foureira ka ndarë me miqtë e saj online në Instagram një histori në të cilën shihet Hermesi i vogël, i shtyrë nga e ëma për të thënë disa fjalë. Ai i përgjigjet duke u munduar t'i shqiptojë sa më mirë, me këngëtaren duke u argëtuar në këtë proces.


Muajin e kaluar djali i këngëtarit kishte ditëlindjen dhe nëna e tij bëri një postim special në rrjetet sociale për ta uruar publikisht. Eleni Foureira ka ndarë një foto verore me fëmijën e saj dhe ndër të tjera ka përmendur se lindja e Hermesit është një mrekulli për të. Ajo shtoi se është një burim force për të, e cila e ka parë jetën e saj të ndryshojë jashtëzakonisht që kur u bë nënë.

Në mënyrë të detajuar, Eleni Foureira ka shkruar në story-n e saj në Instagram: “Ndonjëherë, kur më duhet një mrekulli, shikoj në sytë e djalit tim dhe kuptoj që tashmë e kam krijuar një të tillë”. Gëzuar ditëlindjen, mrekullia ime .”

"Mrekullia ime..." Këngëtarja me origjinë shqiptare

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: