MAGAZINË /

Mungesat e PSG përballë Barcelonës, Enrique: S'ka justifikime, duam të kemi topin gjithmonë

Shkruar nga Versus

Mungesat e PSG përballë Barcelonës, Enrique: S'ka

Tekniku i Paris Saint Germain, Luis Enrique bëri një analizë para ndeshjes në Champions League përballë Barcelonës. Duke e konsideruar si rikthim në shtëpi, ai i përshkroi emocionet tepër të veçanta.

Por theksoi se pavarësisht mungesave që francezët kanë, nuk duhet të kërkojnë justifikime, por të japin maksimumin dhe të përpiqen ta kenë gjithmonë topin.

“Jam i lumtur që jam kthyer në atë që e konsideroj shtëpi. Këto janë emocione të veçanta. Duhet të përpiqemi ta kemi gjithmonë topin. Mungesa? Pa justifikime, është një finale e parakohshme”. Mungojnë Douè, Kvara, Marquinhos dhe Dembelé. Nuk ka justifikime, nuk është stili ynë, objektivi është  të fitojmë dhe të japim më të mirën tonë”- u shpreh Enrique para ndeshjes me katalanasit. Versus.al

Poll