MAGAZINË /

Ndahet nga jeta gazetari ikonë italian, aq i dashur edhe për shqiptarët

Emilio Fede do të mbahet mend si një prej figurave më të njohura dhe me ndikim të gazetarisë televizive italiane të shekullit të kaluar, një njeri që jetoi për lajmin dhe ndikoi fuqishëm në mënyrën si u informua publiku italian për dekada me radhë.

Shkruar nga Versus

Ndahet nga jeta gazetari ikonë italian, aq i dashur edhe për

Është ndarë nga jeta në moshën 94-vjeçare një prej figurave më të njohura dhe me ndikim të gazetarisë televizive në Itali, Emilio Fede. Pas disa ditësh në gjendje kritike shëndetësore, ai ndërroi jetë në Residenza San Felice në Segrate, pranë Milanos, ku ishte transferuar kohët e fundit pas një qëndrimi më të gjatë në një strukturë tjetër mjekësore.

Pranë tij, në momentet e fundit, kanë qenë të dyja vajzat, Simona dhe Sveva. Ishte pikërisht Sveva që konfirmoi për "Corriere della Sera" gjendjen e rëndë të të atit, duke deklaruar:

“Babai është në kushte kritike, për fat të keq. Por ai vazhdon të luftojë si një luan. Është një luftëtar.”

Ndahet nga jeta gazetari ikonë italian, aq i dashur edhe për
I lindur më 24 qershor 1931 në Barcellona Pozzo di Gotto, në provincën e Messinës (Siçili), Emilio Fede u bë një nga emrat më të njohur të medias italiane.
Ai nisi karrierën si korrespondent special i RAI-t në Afrikë, ku punoi për tetë vite, duke raportuar për zhvillimet më të rëndësishme ndërkombëtare të asaj kohe.

Në vitet ’80, mori drejtimin e edicionit qendror të lajmeve në RAI, TG1, ndërsa karriera e tij mori një kthesë të re në vitet ’90, kur kaloi në televizionin privat Mediaset.
Në 1991, ai themeloi edicionin informativ Studio Aperto në kanalin Italia Uno dhe, që nga 1992, mori drejtimin e TG4, ku qëndroi për plot 20 vite, deri në largimin e tij në 2012.

Një moment kulmor i karrierës së tij ishte më 16 janar 1991, kur gjatë ditës së parë të transmetimit të Studio Aperto, ai ishte i pari që njoftoi drejtpërdrejt për nisjen e operacionit "Desert Storm" në Luftën e Gjirit, një ngjarje që shënoi historinë e raportimit televiziv në Itali.

Ndahet nga jeta gazetari ikonë italian, aq i dashur edhe për

Në vitin 1965, Emilio Fede u martua me gazetaren dhe më vonë senatoren Diana De Feo, vajza e shkrimtarit dhe intelektualit Italo De Feo. Çifti pati dy vajza, Simona dhe Sveva. Diana u nda nga jeta në vitin 2021, pas një sëmundjeje të gjatë.

Fede do të mbahet mend jo vetëm për zërin e tij karakteristik dhe stilin shpeshherë emocional të raportimit, por edhe për ndikimin që pati në mënyrën si mediat italiane informuan publikun për dekada të tëra. Për disa, ai ishte një ikonë e besueshmërisë televizive; për të tjerë, një figurë polemike, por pa dyshim një emër që la gjurmë të thella në historinë e gazetarisë italiane.

Poll