Elon Musk e trajtoi edhe një herë çështjen e nivelit të ulët të lindjeve në Greqi me një postim në X.
Manjati postoi në X ku shkruhej "vdekja e Greqisë" dhe publikoi lajmin për 700 shkolla të mbyllura në këtë vend.
Të paktën dy herë në të kaluarën Elon Musk është drejtuar posaçërisht Greqisë për çështjen e niveleve të ulëta të lindjeve.
"Greqia po përjeton një kolaps popullsie", shkroi ai në prill 2024, ndërsa pesë muaj më vonë, në shtator, shprehu habinë e tij për faktin se në vendin fqinj numri i vdekjeve ishte dy herë më i lartë se numri i lindjeve.







