MAGAZINË /

Gérard Depardieu në gjyq, akuzohet për përdhun*min e aktores 22 vjeçare

Aktori i njohur francez, i akuzuar nga aktorja Charlotte Arnould për përdhunim dhe sulm seksual në vitin 2018, deklaron pafajësi dhe përballet me një histori të gjatë akuzash të ngritura nga më shumë se një grua.

Shkruar nga Versus

Gérard Depardieu në gjyq, akuzohet për përdhun*min e

Aktori francez me famë ndërkombëtare Gérard Depardieu, 76 vjeç, do të paraqitet para gjykatës për akuzat për përdhunim dhe sulm seksual të ngritura nga aktorja Charlotte Arnould, sipas burimeve të AFP dhe AP.

Gérard Depardieu në gjyq, akuzohet për përdhun*min e

Arnould, e cila tani është 29 vjeç, ka akuzuar Depardieu se e sulmoi dy herë në gusht 2018 në banesën e tij në Paris, ndërsa ajo ishte 22 vjeç dhe në gjendje anoreksie. Aktorja përshkroi periudhën pas denoncimit si "shtatë vite tmerri dhe ferri", ndërsa reagoi për avancimin e çështjes drejt gjykatës: “Jam lehtësuar, ky është një moment i drejtësisë,” shkroi ajo në Instagram.  

Depardieu ka mohuar çdo akuzë, duke deklaruar se marrëdhënia me Arnould ka qenë me pëlqim të përbashkët. Por kjo nuk është hera e parë që ai përballet me ligjin. Në maj 2025, u dënua me 18 muaj burg me kusht për sulm seksual ndaj dy grave në një set kinematografik në vitin 2021. Emri i tij u regjistrua në listën kombëtare të keqbërësve seksualë.

Poll